e per7shme .al
Kush Jemi Ne
e Per7shme Jobs është një platformë moderne rekrutimi dhe punësimi, e krijuar për të lidhur kompanitë me kandidatët e duhur në të gjithë Shqipërinë.
Ne besojmë se çdo biznes meriton të ketë në ekip njerëzit e duhur dhe çdo kandidat meriton të gjejë një mundësi pune që vlerëson aftësitë dhe potencialin e tij. Për këtë arsye, punojmë çdo ditë për të krijuar ura komunikimi mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve.
Tek ePer7shme Jobs
Ne kujdesemi që çdo pozicion të promovohet në mënyrë aktive, duke shfrytëzuar rrjetet tona sociale, kanalet e komunikimit dhe komunitetin e kandidatëve që ndjekin ePer7shme. Kështu, njoftimi juaj fiton më shumë shikueshmëri dhe arrin tek kandidatët e duhur.
Kush janë klientët tanë?
Klientët tanë mbeten anonimë.
Askush nuk ka nevojë të dijë për turnoverin e kompanisë tënde 😉
Puna jonë…
Disa fakte rreth ePer7shme Jobs
ePer7shme Jobs është një platformë rekrutimi e krijuar për të lidhur kompanitë me kandidatët e duhur themeluar nga Paola Dedej, e specializuar dhe e trajnuar në fushën e Burimeve Njerëzore (Human Resources), me eksperiencë në rekrutim, përzgjedhje kandidatësh dhe menaxhim të proceseve të punësimit. Përvoja dhe përkushtimi i saj kanë qenë baza e ndërtimit të një shërbimi që vlerëson profesionalizmin, transparencën dhe cilësinë.